Pas rrëzimit, kryeministri Kurti shkarkon zëvendësin e tij nga radhët e LDK

337
Sigal

Pak orë pasi kuvendi i Kosovës kaloi mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti, duke e kthyer atë në qeverinë më afatshkurtër në vend, kryeministri në detyrë Kurti, shkarkoi nga posti i zëvendëskryeministrit në detyrë​, Avdullah Hotin, zëvendësin e tij nga radhët e ish-partnerit qeverisës LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte nismëtare e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, që kaloi në kuvend me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim pas 12 orësh debate.

Pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK nga ana e Kurtit, zv. kryeministri Hoti kishte kritikuar ashpër veprimin e kryetarit te LVV, duke thënë se tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës të cilën po e kalon Kosova si shoqëri.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, tani procedura kalon tek Presidenti. Ai mund te shpallë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, por prej pandemisë së COVID-19 zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë opsion.

Presidenti duhet që prapë t’ia japë mandatin fituesit të zgjedhjeve (VV-së) që të sigurojë 61 vota dhe të formojë qeverinë. Nëse kjo dështon, është ne diskrecionin e tij që herën e dytë këtë mundësi t’ia jap partisë që garanton që ka 50% plus 1 votë për bërjen e ekzekutivit.