Ndërron jetë në moshën 67 vjeçare poeti Petrit Ruka

214
Sigal

Ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.

Poeti ka mbyllur sytë mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të një sëmundjeje në zemër.

Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare për dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986.

Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Përgjithshme, Tepelenё.1976 – 1984.

Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996.

Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.