Ndërron jetë në Itali vogëlushi Kristi Maze

436
Vogëlushi Kristi Maze, i cili u bë i njohur nga media për sëmundjen e tij, ndërroi jetë sot në spitalin e Bergamos në Itali. Maze ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Për vogëlushin u bë e mundur të mblidhej shuma që kërkohej nga spitali italian, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë. Fatkeqësisht, Kristi Mazi nuk arriti të fitonte luftën me sëmundjen e rëndë. Ai Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT.
Sigal