Nazmi Çela: Koha “fluturon”, ndarja ndjehet e malli shtohet! Kjo ëshë jeta me pjesët e saja…

23
Sigal

Të duket sikur çdo gjë, shkon e lëviz me shpejtësi marramëndëse, ndërsa me mallin ndodh e kundërta ai sa vjen e akumulohet.

Çudi dhe e vërtetë sepse të gjithë kur bëjmë muhabet, secili ngul këmbë në të vetën, por këtë radhë do të flasim për ty Adem Qani Naska që vetëm “na shikon e dëgjon”, gjë që se ke bërë asnjëherë me neve njerëzit e tuaj të afërt.

Siç të kam thënë që në mesazhin e parë “na e bëre me hile” nuk na the asgjë përpara se të ndërprisje   komunikimin e frymën. Keshtu që të gjithë neve të kemi në memorie e me zemër me imazhin e përfytyrimin tuaj burrëror, fisnik, i dashur, energjik, e i ndjeshëm për gjiththçka.

Ne vërtet të përcollëm fizikisht, por shpirtërisht dhe në fjalën e përcjelljës e dëgjuan të gjithë që të thamë; “Ju po largoheni, por ju jeni gjallë në zemrat tona”.

Juve latë mbas një armatë të tërë miqesh, shokësh, të afërm, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa dhe 7 yjet që rrezatojnë kudo vlera mirësie, dashurie, sinqeriteti e respekti human e njerëzor, 7 yjet që rrezatojnë e shkëlqejnë kudo, por veçanrisht në pyje lulesh siç edhe ta kanë qëndisur e zbukuruar bamesën e përjetësisë me pafundësi lulesh e ngjyrash të bukura edhe me aromë.

Juve keni lënë në kujdesari zv/komandanten e b/shorten tuaj, Keze, për të ndjekur me kujdes e vigjilencë siç të ndiqte e shoqëronte Ty në çdo hap, ndërsa  timonieri Erfan si gjithmonë në lartësine e kërkuar.

Malli na ka marrë shumë, u bë kohë ” pa bërë muhabet ”

Adresën ta dimë, do të vijmë patjetër për të shikuar.

O gjyshi, o toto (babai ynë), vëlla, dajo, kunat, mik e shokë prehu i qetë, e dimë që na “ke merak”, por juve na shihni nga lart.

Mbetësh i gjallë në zemrat tona, je pjesë e vlerave të shtuara!

Do ta ruajmë si syte e ballit gjithçka ke lënë pas!

Qofsh i parajsës Adem Naska!