Moti i keq me reshje intensive shiu dhe breshëri ka pushtuar vendin tonë këtë të hënë.
Mësohet se era e fortë ka rrëzuar një pemë në qytetin e Elbasanit, e si pasojë ka bllokuar rrugën.
Siç mund te shihet edhe nga pamja e mësipërme autobusi ka ngecur në mes të rrugës, teksa breshëri vazhdon dhe bie.
Ndërkohë si pasojë e motit të keq raportohet se në disa qarqe ka vështirësi në lëvizje, ndërprerje të energjisë dhe dëmtim të banesave.