Dokumentohen grabitjet e kryera në disa dyqane, arrestohen dy “skifterët” në Vlorë

483
Sigal

Policia e Vlorës ka dokumentuar disa grabitje të kryera në qytetin bregdetar, ndërsa ka arrestuar dy autorë të dyshuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Në pranga kanë përfunduar I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë si dhe R.L., 14 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi minoren K.B..

Sipas policisë, këta shtetas më datë 23.06.2018, në lagjen ”28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.M., ku kanë marrë një shumë lekësh.

Po ashtu gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjera vjedhjeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të vjedhjeve të mëposhtme:
Më datë 08.05.2018, në lagjen ”24 Maji”, kanë vjedhur lokalin e shtetasit V.F.

Më datë 18.04.2017, në lagjen ”Pavarësia”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D.
Më datë 19.06.2018, në lagjen ”Pavarësia 3”, kanë vjedhur dyqanin e shtetases F.F.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë autorët kryerës të veprave penale, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për të gjithë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm, për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.