Mjeti përplaset me pemën, humb jetën oficerja e policisë

436
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një oficere e policisë nga Berati humbi jetën në një aksident rrugor në qendër të fshatit Mifol në Vlorë. 33-vjeçarja Refije Shtrumi ishte duke udhëtuar së bashku me një 31-vjeçar me një mjet tip “Ford” me targa AA601FC që është përplasur me një pemë në qendër të fshatit. E ndjera humbi jetën sapo mbërriti në spital, ndërsa 31 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Sigal