Mitrovicë: Tenton t’ia grabis çantën të moshuarës, ia thyen dorën

444
Një grua 79-vjeçare, me inicialet J.M. është lënduar sot në pjesën veriore të Mitrovicës, kur një grabitës me maskë në kokë me forcë ia ka marrë çantën që e ka pasur me vete, njoftoi Tanjug-u. Shefi rajonal i policisë së Kosovës Zhelko Bojiq i ka deklaruar agjencisë beogradase se incidenti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Çollakoviq” në veri të Mitrovicës, ndërsa sulmuesi duke ia rrëmbyer çantën plakës ia ka thyer dorën.

“Bëhet fjalë për vepër penale të grabitjes, ndërsa Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë veturën të cilën e ka përdorur dhunuesi gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale. Identitetin e tij e dimë dhe jemi vënë në ndjekje intensive”, ka thënë Bojiq. Pas ndihmës që i është dhënë në Qendrën Shëndetësore të Mitrovicës, plaka është lëshuar për shërim në shtëpi.
Sigal