Mirditë, vritet me armë zjarri një person, plagoset gruaja e tij

318
Sigal

Një person është vrarë, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në një zonë të thellë malore në  fshatin Lufaj pranë banesës së çiftit. Policia e Mirditës bën me dije se viktima është Landi Kaçorri, ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë. Ndërsa trupi i pajetë ka mbërritur në morgun e qytetit të Rrësheni dhe gruaja e tij pritet të niset drejt Tiranës për një mjekim më ët specializuar. Efektivët e policisë Mirditë janë nisur drejt vendngjarjes, por për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë i nevojiten disa orë për të mbërritur. Mësohet se autori i ngjarjes është Azem Uka, i cili është shpallur në kërkim. Pritet mbërritja e policisë në vendngjarje për të mësuar më tej për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.