Më 9 vota të mazhorancës është miratuar të enjten në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Ndërkohë që të hënën e 27 majit , projektrezoluta do të kalojë në seancën plenare. Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali u shpreh se draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Nga ana tjetër Ermonela Felaj tha se parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Elisa Spiropali: Procesi i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së, apo qeverisë. Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posaçëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara. Ermonela Felaj: Parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Duhet të rimarrim në duar rolin tonë. Realisht është një detyrim i jo vetëm i qeverisë, por edhe parlamentit. Ky mekanizëm që propozon rezoluta është i gjetur. Kjo është një mundësi e artë që ne të bashkohemi për procesin e integrimit.Opozita abstenoi. Tabaku tha duhet gjithpërfshirje dhe se nuk mund të miratohen copa letre.”Lufta ndaj korrupsionit duhet kthyer në prioritet kombëtar. I takojnë këshillit kombëtar të Integrimit. Janë një pjesë që nuk i bën dot mazhoranca pasi nuk kontrollon dot veten mazhoranca. Parlamenti sot ka nevojë për një gjithpërfshirje, për të përfshirë të gjithë aktorët dhe partnerët dhe mos të miratojmë copa letre. Lufta kundër korrupsionit ka qenë këtu e 3 vite më parë prioritet i joni.Sa i takon Komisionit s’kemi akoma një qartësi se çfarë roli do të ketë ky komision. Janë një sërë elementësh që lidhen me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Lidhet edhe me insutucionet e drejtësisë, kush garanton se do të kemi një proces që nuk e zhbën reformën në drejtësi”, – tha Tabaku.