Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, teksa një 56-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në banesën e saj.
Dyshohet se rreth orës 19:10 porta prej hekuri e banesës së 56-vjeçares është rrëzuar dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar dëmtime të cilave nuk ka mundur t’i mbijetojë.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.