Apeli lë në burg ish-drejtuesin e Kadastrës, Ardit Kërtusha/ Tjetërsoi tokat në Durrës

21
Sigal

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Ardit Kërtushën, Dashnor Taullën dhe ish-drejtorin e  ASHK Durrës, Leonard Kadrimin. Të tre zyrtarët akuzohen se kanë krijuar kushtet për tjetërsimin me dokumenta të falsifikuara të rreth 150 mijë metra katrorë, të cilat më pas iu shitën personave të tretë dhe kompanive të ndryshme. Në përfundim të gjykimit, gjykata ventosi të enjten: Miratimin e vendimit datë 14.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me të cilin është bërë verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar me vendimin datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ndaj personave nën hetim D. T, A. K, L. K.”– thuhet ndër të tjera në njoftim.