Me drogë në çantë, arrestohet familjari në burgun e Drenovës

20
Sigal

Arrestohet një person gjatë kontrollit familjar në burgun e Drenovës pasi posedonte lëndë narkotike në xhep.

Burime bëjnë me dije se shtetasi me iniciale O. K. ka shkuar në burg për të futur një çantë me ushqime për një të paraburgosur që rezulton kushëriri i tij. Gjatë kontrollit që u bëhet të gjithë personave që dorëzojnë ushqime e veshje, i janë gjetur në xhep të bluzës rreth 3 gram kanabis sativa.

Nuk dihet ende nëse ai ka patur për qëllim ta fusë drogën brenda IEVP Drenovë, megjithatë do të jenë hetimet që do të zbardhin të gjitha rrethanat.

I arrestuari po dërgohet në ambientet e komisariatit të Korçës ndërsa pas pak ditësh do të ketë edhe seancën për masën e sigurisë.