Me çekiç dhe kallashnikov në dorë, grabitësit e Kamzës thyejnë gjërat dhe rrëmbejnë çdo gjë

Këto janë pamjet e grabitjes së argjendarisë në Kamëz të shtunën e kaluar, ku dy persona, që siç duken në pamje kanë qenë të armatosur me Kallashnikov dhe çekiç, kanë thyer çdo gjë dhe kanë grabitur sendet me vlerë.

Një argjendari në Kamëz u grabit të shtunën nga dy persona të maskuar, njëri prej të cilëve ishte i armatosur me armë zjarri.

NOA

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, kur autorët hynë në argjendarinë në pronësi të shtetasit O.L. dhe morën një sasi bizhuterish me vlerë. Më pas ata u larguan me motor.

Nga hetimet paraprake rezulton se grabitësit lëvizën drejt zonës së Zall Herrit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar itinerarin e tyre, ndërsa në një moment autorët janë rrëzuar me motor, por kanë arritur të largohen sërish.

Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin rreth 700 mijë lekë.

Policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë për verifikime, por deri tani autorët nuk janë identifikuar.

Image