Denoncohen si të zhdukura, gjenden në Lushnje kushërirat nga Durrësi

411
Aventura e adoleshenteve që u larguan nga banesa ka marrë fund. Adoleshentet nga Durrësi janë gjetur këtë pasdite në Lushnjë. Sipas informacioneve të policisë, vajzat Sh.H, 15 vjeç dhe A.R 16 vjeç janë gjetur në Lushnjë, ndërsa nuk dihen detaje të tjera nëse kanë qenë vetëm apo të shoqëruara. Policia bën me dije se vajzat do të dërgohen në Durrës, ku od të merren në pyetje nga ekspertët e policisë. Denoncimin për zhdukjen e vajzave e ka bërë babai i 16-vjeçares A.R, i cili i tha punonjësit të policisë se vajzat ishin larguar nga banesa për në shkollën mëngjesin e 26 tetorit dhe prej atij momenti nuk janë ktyher më në shtëpi.
Sigal