Xhihadistët: Vdekshi! Gjykatë e djallit, jepni pafajësi për vrasësit

456
TIRANE – Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca e radhës për 9 xhihadistët e akuzuar për rekrutuan luftëtarësh shqiptarë duke i dërguar për Xhihad në Siri dhe për financim të terrorizmi. Kërkesa e imamëve Orion Recin dhe Astrit Tolën, për gjykim të shkurtuar nuk është pranuar nga gjykata. Kjo ka shkaktuar mjaft debat në seancën gjyqësore.
Avokati i Orjon Recit ka kërkuar përjashtim të trupit gjykues, kur nga imamët dëgjoheshim thirrjet “Vdekshi të gjithë ishalla”, drejtuar gjykatësve kur ata raportonin vendimet në drejtim të tyre. 
Imami Zeqir Imeri tha: Kjo është Gjykata e djallit, njohim ligjet e Allahut
Gjatë zhvillimit të seancës, Imami Bujar Hysa u është drejtuar gjyqtarëve duke ju thënë se ata japin vendime pafajësie për vrasje, “nuk jemi naiv, me ne bëni teatër”, u është drejtuar ai gjykatësve. 
Ata kanë shprehur se janë krenarë që janë myslimanë dhe se zoti do t’i shpërblejë 15 vëllezërit e tyre në Siri. 
Në seancat e mëparshme gjyqësore tre të akuzuarit për rekrutuan luftëtarësh shqiptarë duke i dërguar për Xhihad në Siri dhe për financim të terrorizmin nuk kanë pranuar të marrin avokatë mbrojtës duke u shprehur se ata i mbron Allahu.
Ndërkohë, seanca e radhës për imamët do të mbahet më 14 prill. 
Sigal