Martanesh, humb jetën në një prej galerive minatori 50-vjeçar

268
Minatore, duke vizituar shoket e tyre greviste, ne diten e peste se greves se urise, ne nje prej galerive te minieres se Bulqizes 1400 metra nen toke. Ata kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre ekonomike dhe permiresimin e kushteve te sigurise ne miniere.
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Martanesh, ku një minator ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një nga minierat e Martaneshin, dhe vīktimë është minatori me iniciale A.Xh., 50 vjeç.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Informacion paraprak

Rreth orës 10.45, është marrë informacion se është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi A. XH., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një subjekt minerar në ‘Lug të Gjatë’, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.