Pas amnistisë për emigrantët, fshihen oligarkët

393
Sigal

Studimi / 68.9%  e të rikthyerve, janë pa punë,  dhe 59%,  punojnë në të zezë, të ardhurat familjare 10-25 mijë lekë në muaj

Të rikthyerit nga emigracioni bien sërish në grackën e varfërisë

Të rikthyerit nga emigracioni nuk kanë arritur të integrohen plotësisht në tregun e punës në vend, madje edhe ata që kanë arritur të sigurojnë një të tillë,  është në të zezë, dhe kjo zë 59 për qind të totalit. Një studim i Ëorld Vision Albania dhe Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, zhvilluar në kuadër të projektit  “Riintegrimi i të rikthyerve nga emigracioni dhe investimet për ta në Shqipëri” (RE-IN-VEST), financuar  nga Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga  GIZ Albania nxori në pah disa të dhëna interesante mbi situatën. Sipas të dhënave janë 1434 individë të rikthyer  në 13 Bashki të Shqipërisë që janë bërë pjesë e projektit “RE-IN-VEST”. Në studim kanë marrë pjesë 190 te rikthyer, 107 prej të cilëve i përkasin gjinisë femërore dhe 83 të rikthyer i përkasin gjinisë mashkullore. Në këtë vrojtim, 120 të rikthyer  jetojnë në qytet, dhe 70 të rikthyer  jetojnë në fshat.

Profili  i të rikthyerve:

Rreth  ¾  e tyre i përkasin moshës së re të punës (26-45 vjeç);

8%  i përkasin arsimit 8-9 vjeçar,  dhe 5.3% e totalit të të rikthyerve i përkasin arsimit të mesëm profesional;

¾ e të rikthyerve janë familjarë (të martuar), gjë që dëshmon se shkaqet familjare kanë qenë motivi kryesor për emigrimin e tyre;

Mbi 70% e të rikthyerve kanë numër të madh pjesëtarësh të familjes (4, 5, 6..);

6%  janë rikthyer në mënyrë të asistuar vullnetare, ndërsa 60.5% janë rikthyer në mënyrë të pavarur;

 Asistenca :

49% e të rikthyerve kanë kërkuar ndihmë në Zyrat e Punësimit dhe 8.2 % e tyre kanë kërkuar ndihmë në Sportelet e Migracionit.

Tre shërbimet ku të rikthyerit kanë përfituar më shumë nga projekti “RE-INV-EST”:

-Nevojat bazike (64.2%)

– Informim për marrjen e shërbimeve sociale dhe ekonomike (rreth 30%)

-Aktivitete trajnuese për punësim dhe vetpunësim (46.8 %)

Punësimi  i të rikthyerve

59% të rikthyerve punojnë në të zezë, ndërsa 68.9% e të rikthyerve  janë pa punë;

41 % e te rikthyerve të punësuar janë të siguruar nga punëdhënësi i tyre,

36% e të rikthyerve thonë se të ardhurat mesatare të familjeve të tyre variojnë mes 10.100-25.000 ALL/ muaj.

Nevojat kryesore të të rikthyerve në Shqipëri:

98.8%  e të rikhtyerve kanë nevojë të mbështeten që të sigurojnë një strehë për familjen e tyre pas riatdhesimit.

96.8% e të rikthyerve kanë nevojën të sigurojnë informacion mbi shërbimet publike që iu takojnë

97.8 % kanë nevojë për lehtësimin e punësimit përmes zyrës rajonale të punës.

Arsyet kryesore për të riemigruar :

57.9% e të rikthyerve ne vendin tone nuk e përjashtojnë mundësine për të emigronin përsëri jashtë vendit.  Arsyet e riemigrimit lidhen me:

-papunësinë (50%),

-mundësi më të mira punësimi në emigracion (36.8%)

-E ardhme më e sigurtë për fëmijët (33.2%)