Endrit Braimllari: Tmerri i vërtetë i Edi Ramës dhe Rilindjes është Opozita e Bashkuar.

601
Sigal

Edi Rama është personi i cili gjithmonë tenton të vijë në pushtet duke bërë lojëra politike apo mekanizma që favorizojnë hajdutërinë e tij. Pse Edi Rama është i interesuar ti iki kësaj dakordësie sepse mendon përsëri për manipulim të procesit zgjedhor dhe duke u futur në një skemë të tillë lojërash, opozita, koalicion, pa koalicion, ai thjesht kërkon të zgjasi më tej agoninë e tij të pushtetit. Unë e kuptoj që Edi Rama ka frikë edhe tmerr nga koalicioni sepse Edi Rama është i humbur, koalicioni opozitar me bazë të gjerë që është i tëri i bashkuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, e bën atë të jetë një humbës dhe një humbës me rezultat shumë të thellë ai është i humbur nga një bashkim kaq i gjerë i opozitës. Këto janë mekanizmat e Edi Ramës për të prishur dakordësinë, për të hequr vëmendjen nga hallet dhe problemet që ka vendi sepse vendi ka probleme shumë të rënda ekonomike, pandemia, bllokimi, keq menaxhimi i Edi Ramës në periudhën e pandemisë dhe qeverisja e tij e ka shkatërruar ekonominë e vendit sepse 47% e bizneseve janë të mbyllur. E them me bindje të plotë që tmerri i Edi Ramës dhe frika e tij që e lë atë pa gjumë çdo ditë është opozita e bashkuar.
-Rezikon të prishet ky konsensus i 5 qershorit për çështjet të cilat ranë dakord palët?
Unë nuk besoj se kjo darkordësi e 5 qershorit do arrijë të prishet nga Edi Rama sepse Edi Rama do përdori çdo mekanizëm për ta shtyrë, Opozita i qëndron korrekt dhe besnik dakordësisë së 5 qershorit. Patjetër në parim bihet dakord dhe shkohet në fund duke e zbardhur atë dakordësi, por nuk mund të ikësh nga themelet kryesore, vendi sot është sot pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. I gjithë ky sistem i ndërtuar thjeshtë bëhet nga Edi Rama për të favorizuar klinetelistët dhe oligarkët e Edi Ramës për ta rrënuar ekonominë gjithmonë e më shumë në dëm të qytetarëve të këtij vendi. Qytetarët janë të vendosur që kanë nevojë për një Reformë Zgjedhore që i përgjigjet besimit që duhet të kenë qytetarët tek vota e tyre dhe ne shkojmë në zgjedhje me një dakordësi e 5 qershorit dhe unë jam i bindur që Opozita e Bashkuar është fituese absolute.dhe prandaj Edi Rama çdo ditë edhe më shumë tenton dhe bën mekanizma për ti ikur kësaj fitoreje të opozitës.
Pra do ti qëndroni idesë për pasje të koalicioneve para zgjedhore?
E para nuk është ide, kjo çështje nuk është që diskutohet nga Opozita e Bashkuar, kjo është një çështje e cila doli pas dakordësisë së 5 qershorit dhe u sponsorizua drejtpërdrejtë nga Edi Rama sepse ata janë një parlament monist. Këta janë të sponsorizuar nga Edi Rama dhe këtë e dinë të gjithë tani sesi marrin lejë ndërtimi, sesi blihen edhe sesi shiten. Pse i iku Edi Rama dakordësisë së 5 qershorit sepse kërkon ta prishi dakordësinë, sepse kërkon të heqi vëmendjen nga skandalet e të tjera me radhë. Për sa i përket çështjes së koalicioneve, asnjëherë në këshillin politik nuk ka qenë një debat i tillë edhe kur është bërë dakordësie e 5 qershorit. Në dijeninë time nuk ka rënë dakord përfaqësuesi i Partisë Socialiste jo LSI-së, sepse LSI-ja dhe PD ska folur fare për këtë çështje sepse nuk i është kërkuar mendim. Nuk ka rënë fare dakord përfaqësuesi i Partisë Socialiste me Rudina Hajdarin për këtë çështje, pra e kanë bllokuar që në bisedime këtë çështje. Ato vetë e kanë bllokuar, për ne nuk ka asnjë lloj meraku. Për LSI nuk ka asnjë lloj meraku për çështjen e sistemit, pse. Sepse LSI është një forcë politike që ka bërë një grevë urie në 2008 prandaj kjo gjë nuk na shqetëson, por ne na shqetëson dakordësie, qëndrimi besnik dhe korrekt i asaj dakordësie sepse kjo tregon dhe filozofinë e funksionimit nesër të opozitës apo të mazhorancës aktuale në drejtimin e vendit. Një Kryeministër që nuk pyet fare për dakordësinë, një Kryeministër që e drejton vendin si pronë të tij private, një Kryeministër që nuk merr fare parasysh opinionet e ndërkombëtarëve. Bashkimi Europian ri cilëson prapë 15 kushtet të cilat duhet të plotësojë Shqipëria, prandaj nxjerrë Taulant Ballën e thotë nuk ka 15 kushte, atje merret vendimi dhe votohet ky thotë nuk ka 15 kushte. Atëherë pse ky ulet në tavolinë për Reformën Zgjedhore kur nuk ka 15 kushte, dhe e rëndë për vendin që vetëm Edi Rama mund ta bënte këtë gjë në qeverisjen e tij. Që në këto 15 kushte flitet qartë që të dënohen dhe vjedhësit e votave, është një nga kushtet. Është e rëndë për vendin dhe vetëm Edi Rama mund ta çonte vendin në këtë ditë të zezë. Nuk ka pasur në 30 vite raport Shqipëria ku flitet qartë të dënohen vjedhësit e votave, pra është pranuar brenda vendit dhe ndërkombëtarisht që i ky i vodhi votat në 2017.
-Duke qëndruar tek Reforma zgjedhore vendosja e pragut 5%?
Për ne nuk ka asnjë lloj problemi, këto janë çështje teknike. Për LSI nuk ka asnjë lloj meraku. Futja e komunikimit politik në këto momente në këtë rrugë thjesht tërheq vëmendjen nga hallet e qytetarëve. Për ne nuk asnjë lloj problemi. Ne i qëndrojmë besnik dakordësisë së 5 qershorit dhe palët duhet të shkojnë me këtë dakordësi që është bërë në mbikëqyrjen e Ambasadores së SHBA.
-Po në 5 qershor është folur për prag?
Në 5 qershor është folur për atë që është firmosur dhe mbi bazën e atyre do zbatohet Reforma dhe është shumë shumë e qartë, nuk ka problem LSI çështje pragu. Ju e mbani mend shumë mirë që në 2008 u bënë ndryshe shumë të forta të Kushtetutës që sollën këtë sistem që ne kemi sot. LSI në atë kohë ishte një forcë që u fut ne mes nga dy forcat e mëdhaja që e goditën dhe përsëri mbijetoi fort fare, mori mandatet e saj dhe gjatë qeverisjes së saj u rrit dhe në zgjedhjet e tjera me radhë. Në 2017 ne garuam përsëri të vetëm, përsëri LSI u rrit, nuk është ky problemi jonë. Problemi i koalicioneve që kërkon Edi Rama tu iki këtyre është tmerri i Edi Ramës. Këtë duhet ta pranojmë, pra Edi Rama i ka treguar opinionit publik dhe thotë qartë që po unë jam i frikësuar nga opozita e bashkuar dhe unë tani do mendoj çdo natë sesi ti iki kësaj dakordësie me qëllim që opozita e bashkuar mos bëhet bashkë sesi të gjejë version ti përçajë, sesi të gjejë mekanizma të tjera. Kjo është filozofia e tij dhe ai tani po harxhon energji. Edi Rama nuk po harxhon energji ti shërbejë vendit, nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjë, dhe nuk pretendojmë ne ta bëjë këtë gjë. Edi Rama nuk po harxhon energji që të çojë përpara proceset integruese, nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë sepse nuk i interesojnë. Edi Rama nuk po harxhon energji të rrisë ekonominë, të hapi vende të reja pune por harxhon energji mëngjes, drekë, darkë sesi të heqë nga mendja e tij tmerrin dhe makthin e një opozite të bashkuar. Të kotë e ka sepse opozita është e bashkuar dhe personi që i bashkon më fort se kurrë më parë këtë opozitë është Edi Rama.
-Sepse flitet shpesh herë për koalicione PS-LSI, PS-PD.
Kjo është një histori e vjetër që flitet në Shqipëri, sepse dhe në 2017 pas zgjedhjeve flitet se LSI doli në opozitë dhe po flirton të shkojë në koalicion me PS dhe do ketë qeveri të përbashkët. Kjo është një histori që e bën Edi Rama për të karikuar njerëzit e tij sepse po i ikën partia dhe nuk di ku i ka dhe për të bërë diversion tek opozita. Është e pashmangshme fitorja e opozitës së bashkuar.
-Me çfarëdo lloj reforme që të miratohet?
Unë mendoj se do të shkojmë me këtë dakordësi të 5 qershorit, por me çfarëdo lloj reforme, fryma kombëtare, fryma qytetare kundër këtij njeriu që ka shkatërruar vendin mposht çdo sistem dhe çdo reformë. Është frymë kombëtare dhe nuk e ndal dot ai. Opozita është e bashkuar në çdo vend të Shqipërisë dhe jo vetëm opozita politike, por dhe qytetarët të cilët janë faktorë në Bashki të ndryshme të vendit dhe e kanë kuptuar që ky e ka shkatërruar sepse e ka prekur palcën e qytetarëve, e ka prekur ekonominë, ka prekur drejtpërdrejt individin.
-Të gjitha vendet e botës flasin për vështirësi ekonomikë sot.
Ne jetojmë në Shqipëri dhe nuk mund ta krahasoj Shqipërinë me Italinë që ka fonde rezervë dhe zhvillime të tjera për ta përballuar krizën, apo Greqinë apo dhe Maqedoninë e Veriut apo dhe Kosovën, ne po flasim për Shqipërinë vendin tonë. Ky njeri e rrënoi ekonominë e çoi zero. Keq-menaxhimi i pandemisë e shkatërroi më shumë, e shikoni po rriten rastet përditë. Kjo trego që bllokimi i ekonomisë në atë mënyrë nuk ka sjellë ndonjë efekt.
Goditja më e madhe për qeverinë që u bë e qartë dhe nga ndërkombëtarët është raporti i Komisionit të Venecias. Ajo e thotë qartë që ky njeri bashkë me Dvoranin faktuan një grup të strukturuar kundër Reformës në Drejtësi që kërkonin të kapnin dhe Gjykatën Kushtetuese me mekanizma të çuditshëm, ndaj SPAK duhet të nisë hetimet. Ndaj LSI më 21-22 korrik jo vetëm votoi unanimisht për fillim e punës drejtësia, por loboi z.Meta që ishte Kryetari i LSI dhe i Kuvendit që të bëhej me konsensus. Tani Rama me Dvoranin, Ballën dhe ministren e Drejtësisë shkelën proceduar dhe patën mungesë të theksuar transparence dhe në procesin për të rrënuar shtetin e së drejtës. Duan të kapin Gjykatën Kushtetuese sepse vendimi i parë është vendimi për 30 qershorin që shkoi në një proces zgjedhor monist dhe këta i ndihmoftë Zoti në zgjedhjet e ardhshme sepse nuk do dinë se ku do të futen.
-Kështu thonë të gjithë para zgjedhjeve kur janë në opozitë.
Ke të drejtë, por unë e kam diskutuar dhe herë të tjera këtë teme dhe më gjeni një here në këto 30 vite që Shqipëria të jetë pa Gjykatë Kushtetuese, vetëm ky njeri e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese sepse do të kalojë në Parlament ligje klienteliste, të oligarkisë dhe të shtrijë tentakulat e pushtetit të tij monist në çdo cep të Shqipërisë , ndaj fryma kombëtare dhe fryma popullore është e jashtëzakonshme kundër këtij njeriu dhe sa kohë të jetë Edi Rama aty, opozita do të bashkohet më shumë dhe kot lodhet me historitë e tjera të diversionit.