Makina përplas kalimtaren në Vlorë, e aksidentuara përfundon në spital

105
Sigal

Një aksident ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen B. O., 49 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë, 49 vjeçarja u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen B. O., 49 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cili u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., është shoqëruar për veprime të  mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.