Kalon rrugën në vija të bardha, shoferja i rrezikon jetën, zbret nga mjeti dhe i vendos duart në fyt

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në rrugët e Tiranës. Një grua duke drejtuar mjetin e saj ka rrezikuar jetën e një kalimtari. Duke mos u mjaftuar me kaq zonja në fjalë ka dalë nga mjeti dhe ka tentuar të dhunojë kalimtarin, duke i vendosur duart në fyt. Pavarësisht se kalimtari nuk ishte në faj dhe agresoria po tentonte ta dhunote me pafytyrësinë më të madhe, zotëria mundohej ta sqarojë se ishte duke kaluar në vijat e bardha të cilat janë për këmbësorët. Në video duket qartë që qytetari ka qenë duke kaluar në vija të bardha./ Video JOQ

 

NOA