Lokalizohen nga policia tre pengmarrësit e Ylber Kerës

683
Sigal
Një 39-vjeçar është marrë peng nga tre persona pas një konflikti që ka patur me to pranë shkollës Bajram Curri në kryeqytet. 39-vjeçari ka qënë duke ecur me djalin e tij të mitur në trotuar kur është konfliktuar me 3 persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”. 
Lokalizimi i autorit në zonën e Paskuqanit
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve ndërkohë që dyshohet se autorët janë lokalizuar në zonën e Paskuqanit në një lokal. 
Efektivët e komisariatit numër 4 së bashku me FNSH dhe RENEAN po negociojnë me autorët për të liruar pengundhe është përqëndruar në zonën e rrugës “Siri Kodra” ose zona e njohur ndryshe si frigoriferi në një bllok banesash. Efektivët e policisë po kontrollojnë zonat dhe subjektet tregtare përreth pas një sinjalizimi se autorët janë parë në makinën aty.Kontrolle me antena celularësh për të gjetur vendodhjen e tij të mundshme.