Lezhë/ Klienti i kërkoi kuponin tatimor, kamerieri e godet

400
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim kamerierin Sh.K., 17 vjeç, sepse ka goditur klientin për shkak se ky i fundit i kërkoi kuponin tatimor. Sipas policisë, Gani Doçi, 39 vjeç, banues në Thumanë të Krujës, ka qenë duke pirë kafe në lokal. Kamerieri nuk i solli kuponin së bashku me porosinë. Doçi ia kërkoi, por ai u bë agresiv dhe i tha që të paguante lekët e të largohej nga lokali. Klienti ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, e për pasoj është goditur nga kamerieri. Pas kësaj, 39-vjeçari e denoncoi rastin në polici, duke i treguar edhe motivin e sherrit me shtetasin Sh.K. Policia e ka shpallur të riun në kërkim.
Sigal