Lushnjë/ Tenton të vrasë qenin, plumbi plagos kalimtarin

456
Tenton të vrasë me pushkë sportive qenin, aksidentalisht plagos një kalimtar të rastit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në qytetin e Lushnjës. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi E.S., 60 vjeç, kishte dalë në orën 23:50 të mbrëmjes së 8 shtatorit, në lagjen ‘Xhevdet Nerpavishta”. Në momentin që është matur për të vrarë qenin, predha ka bërë rikoshet, duke plagosur shtetasin S.B, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk Sektor. Ky i fundit ka shkuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht ngjarja është regjistruar si aksidentale dhe policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 60-vjeçarit.
Sigal