Lëndohen tre pjesëtarë të një familje, nga shpërthimi i bombulës së gazit

340
Një bombol gazi ka shpërthyer duke lënduar tre pjesëtarë të një famuljeje në fshatin Gjormë të Vlorës.
Ngjarja është shënuar rreth orës 10:30 minuta në një kasolle e improvizuar si banesë që përdorej për gatim, pranë banesës së shtetasit Z.A.
Sipas informacioneve paraprake ka pësuar dëmtime të lehta në trup pronari i kësaj banese (Z.A 54 vjeç) bashkë me bashkëshorten e tij (E.A 50 vjeç) gjithashtu edhe vajza e tyre (P.A 24 vjeç).
Këta të tre kanë qenë brenda në këtë dhomë (kasolle) në momentin kur ka shpërthyer bombula e gazit.
Personat e dëmtuar janë nisur drejt Spitalit Rajonal për të marrë mjekim. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve në lidhje me këtë ngjarje.
Sigal