Plagoset një person gjatë të shtënave në një qendër azilkërkuesish

316
Policia gjermane ka njoftuar se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në një shtëpi që përdoret për strehimin e azil-kërkuesve në qytetin Dreiech.
Si pasojë, një emigrant i cili po flinte është plagosur lehtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e zonës.
Zëdhënësja e Policisë Andrea Ackermann tha se ende nuk dihen arsyet e kryerjes së këtij sulmi, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit. Ajo kërkoi gjithashtu që qytetarët t’i drejtoheshin zyrave të policisë në rast se kishin informacion rreth incidentit.
Në Gjermani, kanë mbërritur afro 1 milionë refugjatë, të cilët janë pranuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë.
Megjithatë, ka patur edhe shumë grupe që e kanë kundërshtuar ardhjen e tyre. Këta të fundit kanë kryer edhe sulme të ndryshme në qëndrat e strehimit të emigrantëve përfshirë zjarrvëniet, sulmet fizike si dhe një sërë krimesh të tjera.
Sigal