Laç, arrestohet 24-vjeçari, i dënuar për grabitjen e dy policëve

481
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për “Vjedhje me armë e dhunë, kryer në bashkëpunim”. Burime zyrtare të Policisë së Lezhës, bëjnë me dije se Edison Ndreka, 24 vjeç, banues ne Mamurras, është i dënuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë me 3 vite e 4 muaj burg.
I riu në bashkëpunim me dy të tjerë, shtetasit L.D., e A.N., në vitin 2013, ka vjedhur me dhunë e armë dy punonjës policie. Kapja e këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative. Ndreka ishte duke qëndruar në një lokal tek mbikalimi i Patokut, Laç. Kapja e tij u realizua falë një operacioni të mirorganizuar nga Policia e Kurbinit
Sigal