Kultivimi kanabisit, 5 të arrestuar në Shkodër

466
Policia e Shkodrës ka ekzekutuar urdhër ndalimin për 5 persona, të akuzuar për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike. Po ashtu është shpallur në kërkim një person i gjashtë, i cili më parë ka qenë i ndaluar për plagosje. Sipas policisë personat në bashkëpunim me njeri-tjetrin janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht, kanë kultivuar një parcele me 609 rrënjë bime narkotike cannabis sativa, e evidentuar, sekuestruar dhe asgjesuar në datë 18.07.2016 në vendin e quajtur “Kodra” pranë ish gabinës elektrike në fshatin Prekal Shkodër, në rrugë Prekal – Kir. Dokumentimi i autorësisë së veprës penale është finalizuar pas një hetimi të përbashkët 2-mujor me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Të ndaluarit janë:
1. Aleksander Podja , 22 vjeç, banues në Bardhaj Shkodër.
2. Simon Podja, 24 vjeç, banues në Bardhaj Shkodër, (i denuar më parë për vjedhje).
3. Kristjan Cingare, 23 vjeç, banues në Bardhaj Shkodër.
4. Edmond Nika, 22 vjeç, banues në Prekal Shkodër.
5. Vido Dakaj, 29 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër, (i dënuar më parë për kundërshtim të punonjësve të policisë).
I shpalluri në kërkim:
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B.B, 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile Shkodër, (i ndaluar më parë për veprën penale të plagosjes së lehtë).
Në cilesinë e provës materiale janë sekustruar 609 rrenjë të dyshuara narkotike kanabis sativa , 6 telefona celulare , e objekte të tjera.
Materialet Proceduriale i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Sigal