Kryesonte bandën e trafikut të drogës në Romë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

98
Sigal

Arrestimi i 33-vjeçarit shqiptar, Artur Ndreka ka nxitur reagime të shumta në shtetin fqinj, Itali.
Ndreka njihej si “Capo”, një nga emrat më potencialë të botës së krimit të grupeve shqiptare në Itali.

Ai ishte “rritur” nën krahun e bosëve më të njohur shqiptarë në atë territor, si Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi.

Ishte një hetim nga Prokuroria Publike dhe Guardia di Finanza, për trafik ndërkombëtar droge, i cili i dha fund “mbretërimit” të 35-vjeçarit shqiptar në kryeqytetin italian.

Sipas portalit italian, Il Corriere della Citta, Ndreka është tashmë në burg së bashku me vëllanë e tij dhe krahun e tij të djathtë.

Veprimtaria kriminale e Ndrekës

Veprimi i tij kriminal ishte shtrirë kryesisht në zonën jugore të Romës: Acilia dhe Vitinia ishin sheshet ku grupi i tij kryente më shpesh trafikun e drogës. Ndreka ishte koka e një bande prej 8 personash,. Ishte një moment perfekt ai që mundësoi ngritjen e tij në piramidën e mafias. Arrestimi i tre bosëve të mafias në Itali i krijoi mundësinë Ndrekës të bëhej “Capo” i ri i Romës.

Nga përgjimet e Guardia di Finanza-s në Piazzale Clodio, u shpërfaq një pamje e qartë e veprimit kriminal të shqiptarit në Romë.

Mediat italiane nënvizojnë kontrollin mbi territorin, shitjen e drogës, hierarkinë e ngurtë brenda grupit dhe kontaktet me bosët shqiptarë, si arsyet që i dhanë forcë dhe prestigj 35-vjeçarit brenda botës së krimit, deri në kontrollin total të strukturës së ndërtuar nga kriminelët shqiptarë.

Reagime nga politika.

Arrestimi i Ndrekës ka nxitur edhe reagime nga politika italiane.

Ministri i Bredshëm Matteo Piantedosi komplimentoi punën e bëra nga strukturat e policisë.

“Grupi i trafikut të drogës sheshin e Romës është mposhtur. Lufta kundër drogës është thelbësore për të luftuar përhapjen e krimit dhe paligjshmërisë”, tha ai.