Krujë, asgjësohen 3320 rrënjë kanabis sativa

420
Policia e Krujës në sajë të një operacioni antikanabis të koduar ”Mukje 2015” ka mundur të zbulojë dhe asgjësojë bimë narkotike të mbjella. Burime nga efektivët e komisariatit të policisë së Krujës ka bërë të ditur se pas një kontrolli të imtësishëm të territorit të Fshatit Mukje, u konstatuan 5 parcela të mbjella me 350 bimë narkotike me lartësi 15-20 cm. 
Në vijim të operacionit u bë edhe kontrolli i imtësishëm i Fshatit Verion Nikel dhe në Kodrën e Dokve ku u konstatuan 7 parcela të mbjella me 2970 bimë narkotike me lartësi 20-30 cm. 
Bimët dyshohet të jenë të llojit Canabis Sattiva, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale, të cilat i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,m për veprime të mëtejshme për veprën penale” Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal