Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për çështjen e “Babale”, ja kush do ta hetojë

396
Sigal

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskopetencen për çështjen ‘Babale’. Dy prokurorët e Krimeve të Rënda Gent Osmani dhe Përparim Kulluri kanë dorzuar të gjitha materialet në Prokuririnë e Tiranës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vazhdoj hetiment vetëm për trafikimin e lëndëve narkotike dhe për kallzimin e Rrem Shpalli mos kopetencë dhe hetimet do vazhdojnë nga Prokuroria e Tiranës.

Ndërkohë gjykata la në fuqi masën e arrestit “Detyrim paraqiteje” për gazetarin Jetmir Olldashin, ndërsa në burg ka lënë edhe Albert Veliun. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin “Arrest me burg” për Fredi Alizotin.

Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda caktoi masës e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu ‘arrest me burg’ gjykata ka vendosur edhe  për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”. Ndërkohë masa ‘detyrim paraqitje’ është dhënë për gazetarin Jetmir Olldashi.

Avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka kërkuar që Krimet të shpallin mos kompetencë për çështjen. Por, kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja Liljana Baku.

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka folur për mediat pas vendimit të gjykatës, ndërsa vuri në dyshim procedurën e ndjekur nga prokuroria për marrjen e kampionit të zërit.

“Prokurori e quan të paligjshëm pse e publikoi në Partinë Demokratike. Ça pune ka prokuroria se si e publikon lajmin gazetari. Çdo prokuroria që i hyn kësaj pune. Momenti i dytë është çështja e procedurës së marrjes së provave. Ore zotëri si është marrë kampioni i zërit. Nëse nuk është procedura e duhur, bie gjithçka”, deklaroi Gjata.

Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.