Korçë/ Detaje të reja nga grabitja në Drenovë, grabitësit ishin të maskuar! Policia: Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore

27
Sigal

Detaje të reja nga grabitja me armë e ndodhur mbrëmjen e sotme n fshatin Drenovë të Korçës, ku dy persona vodhën 200 mijë lekë të vjetra dhe paketa cigaresh.

Siç bëhet me dije, grabitësit kanë qenë të maskuar. Pronari i minimarketit nuk ka bërë rezistencë por i ka dhënë atyre të gjitha lekët që kishte në dyqan.

Grabitësit kanë patur në dorë një armë që dyshohet të ketë qenë pushkë.

Njoftimi i Policisë: 

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.