Fatkeqësi e dy vëllezërve në Durrës, rryma detare rrëmben 40-vjeçarin

16
Sigal

Një fatkeqësi ka ndodhur pasditen e sotme në Porto Romano të Durrësit, kur dy vëllezër dhe një shok i tyre kishin shkuar të peshkonin. 40-vjeçari me iniciale A.B ka rrëshqitur befas në ujë, por nuk ka dalë dot më pasi e ka rrëmbyer rryma detare. Tashmë polumbarët e RENEA-s janë vënë në kërkim.

Policia e Durrësit njoftoi paraprakisht se: “Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç, vëllai i 40-vjeçarit dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.