Korçë/ Bie nga pallati një 25-vjeçar, në gjendje të rëndë në spital

578
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Korça, ku një i ri është rrezuar nga një pallat.

Sipas të dhënave të para mësohet se bëhet fjalë për një djalë rreth moshës 25 vjeçare, që ka rënë nga pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen katër të qytetit të Korçës dhe i riu është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Nuk ka ende të dhëna të tjera rreth ngjarjes dhe nëse ka rënë aksidentalisht apo jo.

Priten detaje nga policia për ngjarjen, gjendjen e të riut dhe shkakun.