Korçë, 4 të rinj kapen me drogë në makinë

440
Sigal

Katër të rinjë janë arrestuar nga policia e Korcës, pasi u kapën me 1 kg kanabis sativa.

Në pranga u vunë:

• Marius Avdi, 24 vjeç,

• Bledi Avdi, 27 vjeç, të dy banues në Pojan.

• Denis Xhika, 29 vjeç,

• Lazjan Çifligu, 25 vjeç, të dy banues në Korçë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Kolonjës” gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit tip “BMW” me targë AA 469 EF, me drejtues shtetasin Marius Avdi dhe pasagjer shtetasin Bledi Avdi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje“, sqaron policia.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.