I moshuari bie nga biçikleta, mbytet në kanal

496
Një i moshuar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Lushnjë.
Familjarët gjetën trupin e pajetë të 71 vjeçarit në një kanal me ujë.
Policia bën me dije se “rreth orës 23:40, në fshatin Halilaj, është gjetur nga familjarët në kanalin me ujë shtetasi T.B”.
Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se i moshuari të ketë rënë nga biçikleta dhe është mbytur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal