Kishte shpenzuar para pa dijeninë e tij, babai masakron djalin 14-vjeçar, e çon në spital pa jetë

770
Sigal

Një 14-vjeçar nga Kamenica, Kosovë ka vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar nga babai i tij, ka konfirmuar Policia kosovare.

Sipas njoftimit të Policisë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, pas mesnatës, fëmija është sjellë pa shenja jete.

“Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurori i shtetit, dyshohet se si pasojë e dhunës fizike, rrahjes së ushtruar nga i dyshuari, prindi i viktimës G. B., shqiptar shtetas i Kosovës, i lindur më 1958, si pasojë e goditjeve me mjete të forta, besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

G.B. e kishte rrahur djalin e tij gjashtë orë para se ta dërgonte në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Motivet e kësaj ngjarjeje besohet se lidhen me faktin se fëmija ka shpenzuar disa para të prindit pa dijeninë e tij.