Kapet shoferi, transportonte 141 kg marijuanë drejt Greqisë

389
Një qind e dyzetë e një kilogramë marijuanë u sekuestrua nga policia greke në kufi me Janjarin e Sarandës.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në vendin e quajtur Ampelona të Filatit. Marijuana ishte e fshehur në një makinë, shoferi i së cilës nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Pas ndjekjes efektivët e policisë vunë në pranga shoferin shqiptar 46 vjeç. Ndërsa nga kontrolli në makinë u gjetën 130 pako me 141 kilogramë marijuanë. 
Sigal