Kapet me heroinë e kanabis në lokalin ku punonte, pranga kamerierit në Berat

506
Një 26-vjeçar është arrestuar në qytetin e Beratit pasi i janë gjetur 8 doza heroinë dhe dy doza kanabis. Policia njofton se shtetasit Xhuljano Tabaku, i është gjetur lënda narkotike në lokalin ku punonte.
Sipas bluve të Beratit, 26-vjeçari Xhuljano Tabaku ishte vendosur në vëzhgim, pasi dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike, dhe pas informacioneve në rrugë operative u arrestua.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Njoftimi i policisë: 
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta Sekuestrohen 8 doza HEROINË dhe 2 doza Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat fal një pune hetimore të mirë organizuar kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Xh. T, 26 vjeç, banues në Berat.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dyshohej se shtetasi i mësipërm shpërndante lëndë narkotike.
Menjëherë u organizua puna dhe u bë arrestimi i tij pasi gjatë kontrollit që iu bë në lokalin ku punonte iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza Heroinë dhe 2 doza Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal