Kapet 44-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me të sëmurin mendor

227
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ersekës, ku një 44-vjeçar, ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 18-vjeçar i cili është i sëmurë mendorë.
Sipas policisë, mësohet se më datë 19 nëntor është ndalur 44-vjeçari Ilir Veisi, banues në Ersekë, pasi ndaj tij ishte bërë një kallëzim penal nga nëna e 18-vjeçarit me iniciale A.K. Sipas saj Veisi, i dënuar më parë për vjedhje ka kryer marrëdhënie seksuale me 18-vjeçarin në banesën e tij.
44-vjeçari akuzohet, per vepren penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me persona te pazote per t’u mbrojtur”.