“Dekriminalizimi”, miratohet ligji për testin e drogës vendos Kuvendi

449
Sigal

Komisioni i Posatshëm ka votuar sot uninimisht dhe në parim ligjin për dekriminalizimin. Parimisht opozita dhe mazhoranca kanë votuar pro këtij lifgji ndërkohë që ka nisur votimi nen për nen i ligjit. Në fjalën e tij të hapjes kreu i Komisionit të posatçëm Oerd Bylykbashi ka theksuar si të rëndësishëm largimin nga jeta politike të personave me rekorde kriminale si dhe të gjithë personat do të verifikohen nga shënjat e gishtërinjëve 

“Do te kufizohen per te ushtruar funksione publike persoat qe kanë vendime gjykate per vepra kriminale. E drejta per te kandiduar dhe afati kufizohet nga niveli i vepres penale te kryer. Ndalohen të kandidojnë edhe ata persona qe ne shtete te huaj. ku kane mase arresti me burg apo me kerkim nderkomebetar. kufizohet e drejta per te votuar e zgjedhesve qe jane denuat per vepra te renda penale-tha Byluykbashi në prezantimin e draftit 

Lidhur me testin e drogës që pritet të votohet në kuvend Bykybashi tha se siguron integritet maksimal zyrtareve por kjo do trajtohet me komision

“Ligji nuk eshte vetem per zyrtaret ne te ardhmen por per te gjithe ata qe jane sot me detyre”-tha Bylykbashi 

Ndërkohë Mesila Doda ka prezantuar një tjetër draft që duhet ti shtohet sipas saj draftit të miratuar që ka të bëjë me krimet e komunizmit