Kapen 130 kg kokainë në Venecia, arrestohen dy shqiptarë

440
Antimafia në Itali ka sekuestruar 130 kg kokainë dhe ka arrestuar 9 persona mes të cilëve dy vëllezër shqiptarë. Droga e gjet në një kontenier, e fshehur në kuti plastike me fruta. Trafikantët sipas policisë italiane janë të lidhur me grupim e famshëm mafioz “Ndrangheta”. Në pak muaj, të arrestuarit kanë trafikuar nga Amerika Latine më shumë se 400 kg kokainë.
Në tre vite hetime, Guardia di Finanza ka dokumentuar trafikimin e një sasie prej 410 kg kokainë të pastër. Droga vinte nga Kolumbia dhe Kosta Rika me anije, e cila bënte një ndalesë “teknike” në Spanjë dhe më pas mbërritën në Livorno dhe shkarkohej në Venecia. Dy shqiptarët Gazmet dhe Azem Tahiraj, të cilët kanë një restorant në Venecia me emrin “La Lanterna”.
Sigal