“Kam ikur me djalin që njoha në FB”, babai rrezikon 10 vjet burg nga historia e dashurisë të së bijës

493
Prokuroria e Durrësit kërkon 10 vjet burg për Destan Kazinë. Organi i akuzes e akuzon për veprën penale “vrasje me paramendim” në tentativë.
Në maj të vitit të kaluar, ai tentoi të vrasë me thikë fqinjin 30-vjeçar Vasil Zani, që e kishte ndihmuar të bijën, e shoqëruar nga i njohuri i saj në Facebook të largohet me makinë, nga shtëpia e tyre në Sukth, drejt Plepave.
Pas dorëzimit në policinë e Sarandës, vajza deklaroi se ishte larguar nga banesa me vullnet të plotë dhe se donte të vazhdonte të jetonte me të dashurin 19-vjeçar nga Fieri në Ksamil, ku kishin marrë një banesë me qera.
Largimi pa njoftim nga shtëpia u interpretua prej saj si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar një fejese me mblesëri që po i përgatiste familja me një djalë emigrant.
Tashmë një vit pas ngjarjes, babai i vajzës rrezikon të dënohet me 10 vjet burg nga gjykata e Durrësit.
Sigal