Ja 10 zonat ku po kultivohet kanabis në Shqipëri

Kanabis 2020/ Pandemia nuk i ndalon trafikantët të cilët i shpëtojnë me shumë lehtësi “rrjetës “ së Policisë. 150 mijë rrënjë mbillen gjatë vitit në Malësinë e Krujës, Shkodrës, Beratit, Vlorës, Mallakastrës, Librazhdit etj. Pylli i Semanit , grykderdhja e Vjosës, Kepi Rodonit dhe portet pikat më të nxehta ng anis trafikimi

 “Rrjetës” së  policisë i shpëtojnë trafikantët

Sigal

Siç çdo herë përpara zgjedhjeve, Shqipëria mbushet dingas me kanabis elektoral. Paratë që bandat i shpenzojnë për të vjedhur zgjedhjet. Policia heq 1/3 e rrënjëve, ndërsa pjesa tjetër thahet e shitet siç inka hije në qeverinë e narkotrafikut.

Teksa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shprehet se fenomeni i kultivimit të drogës ka marrë fund, shifrat e gjashtë muajve të parë të vitit 2020,  janë më të larta prej vitit 2016,  duke rikthyer shqetësimin e kultivimit në masë të kanabisit. Fenomeni i kultivimit të kanabisit rezulton të jetë rritur ndjeshëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2020. Më shumë se 150 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia gjatë këtij viti në parcela të ndryshme të vendit. Shifrat flasin për rritje me dyfish krahasuar me vitin e shkuar. Në disa parcela bëhet e ditur se bimët janë mbjellë për herë të tretë nga kultivuesit e lëndës narkotike. Korriku dhe gushti janë muajt ku janë zbuluar më shumë parcela me asgjësimin e rreth 50 mijë bimëve, e më pas në qershor me 36 mijë rrënjë. Rezulton se në tre muajt e parë, për shkak edhe të klimës, nuk janë raportuar për bimë të asgjësuara. Sipas burimeve të policisë mësohet se problematike për këtë vit vijojnë të jenë zona e malësisë së Krujës dhe Shkodrës, disa fshatra të Durrësit, Beratit por edhe zonat e Tepelenës. Ditët e fundit në malësinë e Krujës, forca të shumta policie dhe ato të FNSH-së nga Tirana, kanë nisur aksionin për asgjësimin e parcelave me kanabis. Megjithatë,  mësohet se janë asgjësuar jo më shumë se 100 mijë bimë kanabisi, në parcela të ndryshme e në zona të pyllëzuara. Autorët dyshohet të jenë të njëjtët persona, të cilët vijojnë të jenë në kërkim. Në këta tetë muaj të parë rezulton të jenë asgjësuar sa dyfishi i së njëjtës periudhë të vitit të shkuar, ku u konstatuan 70 mijë bimë. Kjo flet si për rritje të kontrolleve, por po ashtu dhe në zgjerim të sipërfaqeve të zonave të mbjella.

ASGJËSIMET GJATË  2020

Prill-    462 bimë

Maj-  17.343 bimë

Qershor-  36.044 bimë

Korrik rreth- 50.000 bimë

Gusht rreth- 50.000 bimë

Totali- 153 849

ASGJËSIMET GJATË  2019

Prill-   12011 bimë

Maj – 16302 bimë

Qershor – 14595 bimë

Korrik-  15,098 bimë

Gusht -12,973 bimë

Totali- 70979

 

Pandemia s’ndalon trafikantët/ 10 zonat ku po kultivohet kanabis në Shqipëri

Pandemia duket se nuk i ka ndaluar kultivuesit e kanabisit në Shqipëri, ku edhe gjatë 2020, raportohen me mijëra bimë të mbjella në të gjithë vendin.

Janë zbuluar disa prej të dhënave të policisë lidhur me asgjësimin e kanabisit dhe se cilat janë zonat të cilësuar “njolla të zeza” në Shqipëri.

“Dukagjini, Vlora dhe Fushë-Kruja rezultojnë zonat me sasinë më të madhe të kanabisit”.

Në Vlorë janë zbuluar rreth 37 parcela me kanabis përgjatë këtij viti, në Fushë-Krujë, 48, ndërsa në Dukagjin, më shumë se 40.

Ndërkohë janë edhe 7 zona të tjera ku rezulton se është kultivuar kanabis në sasi të mëdha përgjatë këtij viti.

Pylli i Semanit, sidomos zona pranë grykëderdhjes së Lumit Vjosa, ka qenë e preferuar nga trafikantët, me rreth 18 parcela sipas policisë.

Gjithashtu edhe në Mallakastër, Tepelenë dhe Memaliaj janë zbuluar rreth 47 parcela kanabisi.

Në veri të vendit mbeten problematike terrenet e thyera në Shkodër me 10 raste të raportuara. Parcela me kanabisi ka pasur edhe në Laç, ndërkohë që ka një shtim të rastet të kultivimit, në zonat malore të Librazhdit, ku janë zbuluar 14 parcela.

Janë 10 zona në Shqipëri që cilësohen tashmë si pika kyçe për hashashin. Kryesisht trafikantët hapin toka mes pyjeve, ose në male dhe aty nisin kultivimin.

Në shumicën e rasteve pas hashashit në këto zona qëndrojnë grupe kriminale, por ka dhe raste kur banorë të zonës nisin rrugën e prodhimit të bimës së ndaluar.