Syri i nxirë dhe fytyra plagë, çfarë i ka ndodhur Rihannës

241
Sigal

Këngëtarja e njohur, Rihanna është fotografuar jashtë një restoranti në Los Angeles me syrin e nxirë dhe fytyrën e mavijosur.

Fansat kanë nisur spekulimet e para, duke u shprehur se ajo mund të jetë përfshirë në një sherr fizik. Por nuk është e vërtetë, pasi Rihanna ka bërë aksident me një skuter elektronik disa ditë më parë. Megjithatë, siç ka treguar përfaqësuesi i këngëtares për “People”, ajo nuk ka marrë plagë të rënda dhe po e merr veten shpejt.

“Rihanna është shumë mirë tani. Ajo bëri aksident me një skuter elektronik javën e kaluar dhe u mavijos në ballë dhe në fytyrën e saj. Fatmirësisht ajo nuk ka plagë të mëdha dhe po shërohet shpejt”, u shpreh ai.