E zë pompa e betonit, humb jetën punëtori. Detajet e para për ngjarjen e rëndë

102

Një burrë ka humbur jetën paraditen e sotme, pasi po punonte në banesën e një shtetasi tjetër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Librazhd.

Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale K.K, ishte duke punuar kur ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

Librazhd/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00,  në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.K., duke punuar në banesën e shtetasit H.H., e ka zënë pompa e betoni dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndërruar jete. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.