Itali, u sekuestrohen 500 kg marijuanë, pranga shqiptarit e marokenit

451
500 kg drogë e sekuestruar, dy persona të arrestuar e disa të tjerë të vënë nën hetim është bilanci i operacionit të mëngjesit të sotëm të policisë italiane në komunën e Ardeas, në afërsi të kryeqytetit Romë. Gjithcka ka nisur pas gjurmimit e ndjekjes së dy trafikantëve, një shqiptar e një marokenë ndërsa po shkëmbenin shitblerjen e 37 kg marijuanë në në zonë të mbushur me plazhistë.
Një shqiptar 27 vjecar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane ndërsa po i shiste 37 kg marijuanë një nënshtetasi maroken 32 vjec. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Ardeas në provincën e Romës, ku trafikantët kishin lënë takim për shkëmbimin e mallit e për të mos rënë në sy nga forcat e rendit, mes automjeteve të plazhistëve që popullonin zonën.
Prej disa kohësh policia italiane mbante nën mbikqyrje një vilë në zonën e Ardeas, ku banonin emigrantë shqiptarë e takimi mes dy trafikantëve ishte i monitorurar nga agjentët e policisë. Ndërhyrja e forcave të rendit erdhi në momentin e shkëmbimit të marijuanës nga automjeti i shqiptarit në atë të marokenit.
Pas kontrollit në vilën e shqiptarëve në Ardea u sekuestruan 500 kg lëndë narkotike e disa gramë kokainë.
Marijuanë ishte e konfeksionuar në pako e njollat e shumta të vajit mbi o konfermojnë prejardhje e saj nga Shqipëria. Sipas policisë italiane trafikantët shqiptarë për t’i shpëtuar kotrollit doganor e fshehin lëndën narkotike duke i zhytyr pakot në vaj apo në materiale të tjera për përdorim ushqimor apo industrial.
Sasia e madhe e lëndës narkotike sekuestruar në banesën e shqiptarëve ka bindur policinë italiane për përfshirjen në këtë aktivitet të një organizate trafikantësh në nivel ndërkombëtar.
Hetimet e policisë vazhdojnë ende.
Sigal