U kap në fermë kanabisi me vlerë 140 mijë paund në Angli, dënohet me burg 23-vjeçari shqiptar

41
Sigal

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është denuar me 1 vit e 4 muaj burg në Angli, pasi u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi me një vlerë prej rreth 140,000 £. Shqiptari i arrestuar është identifikuar si John Hyseni, një emigrant ilegal.

Policia kreu një kontroll më 2 tetor të këtij viti ku gjetën 140 bimë të shpërndara në tre dhoma, së bashku me pajisjet e rritjes, pas informacioneve të marra se një shtëpi në zonën Lobley Hill të qytetit, po përdorej për të rritur kanabis.

NOA

Hyseni, mbërriti në Britaninë e Madhe me një gomone dy vjet më parë. Ai pranoi se po kujdesej për fermën e kanabisit. Ne fermën e kanabisit u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Pas përfundimit të dënimit, Hyseni do të deportohet në Shqipëri.

Image