Itali, arrestohen shqiptarë e rumunë, shkulin bankomatin me 100 mijë euro

486
Janë dashur 6 persona që të shkulin bankomatin në aeroportin e Algheros në Sasari të Italisë, nga ku kanë marrë edhe 100 mijë euro që ishin brenda tij. Por asnjëri prej tyre nuk i ka shpëtuar dot arrestimit, të cilët ishin shqiptarë, rumunë dhe një italian.
Në një operacion të zhvilluar në orën 01:47 minuta të mëngjesit të sotëm, vetëm pak orë pas ngjarjes policia ka mundur të gjejë edhe shumën e 100 mijë eurove të grabitura. 6 personat janë vënë në pranga pasi ishin duke bërë tentativa që të shkonin në bazën e tyre në zonën e Platamonas, që shtrihen midis Porto Torres, Sassarit dhe Sorsos. Policia ka sekuestruar gjatë aksionit edhe armët e përdorura gjatë grabitjes dhe dy furgonë Fiat Fiorino që ishin vjedhur në një lavanderi industriale në Porto Torres.
Sigal