EMRI/ I bëri të ”fortin” Policisë, arrestohet 25-vjeçari nga Vlora

503
Sigal

Pjerin Hyseni, 25 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar nga ana e Policisë së Vlorës gjatë mbrëmjes së djeshme.

Arrestimi i tij u bë në Vlorë pasi ky shtetas ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë, duke i penguar ata të ushtronin detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pėr veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” neni 236/2 i Kodit Penal.